Ushtarët amerikanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, po zhvillojnë rregullisht patrullime gjatë gjithë vitit përgjatë kufitare me Serbinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e vetëdijes për situatën, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operativ dhe demonstrojnë një prani të dukshme në terren.“Këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e vetëdijes për situatën, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operativ dhe demonstrojnë një prani të dukshme në terren. Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhet në njoftimin e datës 11.07.2026.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thekson tutje KFOR.

Artikuj të tjerë

Back to top button