Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin për vitin 2027, vlera mbi 43.5 milionë euro

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 43,586,882 eurosh.

Buxheti është miratuar me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Në krahasim me vitin paraprak, buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027 është rritur për rreth 1.65 milionë euro, apo 3.95 për qind.

Sipas Komunës së Gjilanit, hartimi i buxhetit ka kaluar përmes dëgjimeve dhe konsultimeve publike, gjatë të cilave qytetarët kanë pasur mundësi të paraqesin kërkesat dhe prioritetet e tyre për vitin e ardhshëm.

Miratimi i buxhetit me shumicë të gjerë votash në Kuvendin Komunal është vlerësuar nga institucionet komunale si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike dhe përgjegjësisë institucionale ndaj qytetarëve.

Buxheti i vitit 2027 do të përcaktojë planifikimin financiar të Komunës së Gjilanit për investimet dhe shërbimet publike gjatë vitit të ardhshëm

Artikuj të tjerë

Back to top button