Nata e 11-të e protestës kundër vendimit të Hagës: Pavarësisht temperaturave të ulëta mijëra qytetarë mbushin sheshin e Prishtinës

Sonte është nata e 11-të e protestës kundër vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe tashmë ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin qendror të Prishtinës.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, shumë qytetarë kanë arritur në pikën e grumbullimit, teksa të tjerë veçse janë rrugës

Disa me pankarta, me flamuj e me bluza, po shprehin pakënaqësinë ndaj aktgjykimit dënues që Gjykata Speciale shqiptoi më 16 shtator për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Kujtojmë se të hënën do të mblidhet Kuvendi i Republikës së Kosovës, teksa deputetët do të punojnë në ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Artikuj të tjerë

Back to top button