Aksident i trefishtë në Fier, vdes drejtuesi i motoçikletës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në aksin  rrugor Strum-Roskovec të Fierit të Shqipërisë.

Sipas ABCNeës.al, në aksidenti ishin të përfshira dy automjete të cilat janë përplasur fillimisht me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur edhe një motoçikletë, dhe ka kjo ka vdekur drejtuesi i saj.

Drejtuesi që vdiq është Klajdi Hoxha, 33-vjeçar.

Policia e Fierit po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Artikuj të tjerë

Back to top button