Deklaratat e Osmanit për votimin kundër qëndrimeve të partisë, Mustafa: Ky ishte niveli i mjerë i Presidentes

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar arsyetimin e Presidentes, Vjosa Osmanit për mandatimin e Glauk konjufcës për kryeministër.

Mustafa thotë se Osmani u mundua ta shesë si vlerë demokratike “tradhtinë” që i bëri partisë së saj, LDK-së. Shton se këto deklarata tregojnë një “nivel të mjerë”

“E dëgjova dhe më la përshtypje! Mendova, si munden njerëzit që tradhtitë e tyre ndaj partisë që i ka ngritur dhe i ka bërë deputet të mundohen ti shesin si vlera demokratike për të tjerët. Ajo thjesht tha, unë e kam tradhtuar partinë time, i kam tradhtuar njerëzit që më kanë përkrahur dhe më kanë besuar. Kështu jam bërë presidente. Veproni edhe ju kështu dhe do të vlerësoheni dhe avancoheni nga VV-ja. Thjeshtë tregoi dhe predikoi që tradhtitë dhe mosdëgjueshmëritë brenda subjekte tjera të shërbejnë si kritere mbizotëruese për nominim të kandidatit të dytë për kryeministër. Ky ishte niveli i mjerë i Presidentes”, ka thënë Mustafa për Express.

Shton se nuk do ia zinte për të madhe presidentes Osmani nëse, qeveria e Kurtit, që sipas tij u formua mbi një tradhti t’i shërbente për të mirë Kosovës.

“Ndoshta s’do të ia kisha parë për të madhe, nëse “qeveria e shpresës” e cila zuri fill mbi këto sjellje t’i kishte shërbyer Kosovës për të mirë. Në të kundërtën, e katandisën vendin, e vunë nën sanksione ndërkombëtare, e shkelën Kushtetutën shumë herë, bllokuan shtyllën e drejtësisë dhe ushqyen korrupsionin”, ka thënë Mustafa.

“Krekosja se nuk e ka votuar kryetarin e partisë së saj ( ish partisë së saj) mund ti adresohet ndonjë mbeturine të mentalitetit të saj në LDK”, thotë ai.

Ish-kryeministri thotë se tendenca për shkatërrim nga brenda të subjekteve politike dhe konkurrencës demokratike është sulm ndaj vlera të shtetit.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button