
Më 26 janar të vitit 2006, Demë Maloku si pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, po mbante në duar fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në ditën e ceremonisë së lamtumirës së fundit.
20 vjet pas, kujtimet e asaj dite të ftohtë janari, janë të freskëta për ushtarakun.
“Ka qenë thjeshtë një hierarki, një zbatim i urdhërit nga ana ime dhe të kolegëve të mi të asaj kohe, i cili urdhër ka ardhë nga gjenerali Agim Çeku që ishte komandant i joni në atë kohë. Bëhet fjalë në atë kohë nuk kishim ministër Mbrojtje, dmth vetëm komandanti i Shtabit të Përgjithshëm që ishte atëherë gjeneral Agim Çeku dhe ne kemi zbatuar urdhërin e tij për me kry një detyrë të caktuar”, kujton ai .
Asokohe, Maloku kujton se organizimi ishte një sfidë mjaft e madhe.


