
Mbrëmjen e së dielës mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar pas një defekti me rrymën, në minierën e Trepçës.
Minatorët ishin mbetur të ngujuar në horizontet 8,9,10 rreth orës 21:00.
Lidhur me rastin, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për TandemPress se situata tashmë është tejkaluar.
“Po, ka pasur problem me energji elektrike. Minatorët kanë dalë nga miniera. Për informacione të tjera drejtohuni menaxhmentit”, ka thënë Januzi./TandemPress/
LEXO EDHE:


