
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në hyrje të Prishtinës.
Aksidenti ndërmjet dy veturave ishte ndodhur në “Central Park”, në natën e datës 31 dhjetor.
Burimet pohojnë se disa pasagjerë kanë pësuar lëndime nga përplasja, shkaqet e së cilës nuk dihen akoma.
Policia është duke e hetuar rastin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimet e nevojshme.
Largimi i veturave nga vendi i ngjarjes është nevojitur të bëhet nëpërmjet auto-bartësve.



