
Pasditen e së martës në fshatin Petrovë të Shtimes, një konflikt mes babait dhe djalit ka përfunduar me lëndime trupore dhe sekuestrim arme.
Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 15:30, kur viktima, B.K., është paraqitur në Stacionin Policor në Shtime duke deklaruar se ishte sulmuar dhe kanosur nga babai i tij, T.K.
Sipas deklarimit, i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe kërcënime, duke shkaktuar lëndime të lehta trupore ndaj djalit.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është trajtuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.
Pas kësaj, njësia e hetimeve ka kontaktuar të dyshuarin, nga i cili është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë.



