Raportohet se protesta e radhës për çlirimtarët mbahet më 13 dhjetor në Shkup

Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, raportohet se do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup.

Siç raporton gazeta “Nacionale”, lajmin e ka bërë të ditur Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, transmeton TandemPress.

Raportohet se protesta do të mbahet me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë, deri tani protesta të këtij lloji janë mbajtur në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button