Abdixhiku: I lumtur që Fetah Rudi u propozua si kandidat për deputet

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një fotografi nga Selia Qendrore e partisë, bashkë me Fetah Rudin.
Me këtë rast, lideri i këtij subjekti politik tha se dega në Malishevë e ka propozuar Rudin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Me Fetah Rudin, pjesë e pashkruar në muret tona, por e gdhendur në historinë tonë.
I lumtur që Dega jonë në Malishevë ka propozuar atë dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin si kandidatë për deputetë. Ju priftë e mbara burra!”.



