
Në fshatin Gllamnik të Podujevës aktualisht ka probleme të furnizimit me energji elektrike, pasi një kabllo është dëmtuar.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka thënë se ekipet janë në terren për të sanuar problemin.
Zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, ka thënë se problemi është me linjën 10kV.
Në fshatin Gllamnikë të Podujevës kemi pasur problem me linjën 10kV, ku është dëmtuar kablli i tensionit të mesëm, ekipet tona janë në terren duke punuar me intensitet të lartë për ta rikthyer linjën në punë sa më shpejt që të jetë e mundur” ,ka thënë Dallaveraj.
Kujtojmë që KEDS-i vazhdimisht ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, për shkak të ngarkesës së tepërt në rrjet.
Përmes një njoftimi me 31.12.2025 KEDS-i bëri të ditur se atë ditë është arritur ngarkesa maksimale prej 1,500 MW, me e larta e regjistruar ndonjëherë në Kosovë.



